Vendosni fjalën kyçe....

Numri i viktimave në Turqi dhe Siri është rritur në mbi 11,200


 

Vet presidenti Erdogan, ka njoftuar se numri i të vdekurve nga tërmeti i së hënës ka arritur në 8,754, kombinuar këto me 2,470 vdekjet të bëra të ditura në Siri, e çon numrin total zyrtar të vdekjeve në 11,224, sipas The Guardian.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka sugjeruar se numri përfundimtar mund të rritet deri në 20,000. Një tërmet i përmasave të ngjashme në rajon në vitin 1999 vrau të paktën 17,000 njerëz.

Erdogan tha se kishte pasur probleme me rrugët dhe aeroportet, por se çdo gjë do të përmirësohej nga dita në ditë.

Ai tha gjithashtu se qytetarët duhet t’i kushtojnë vëmendje komunikimit nga autoritetet dhe të injorojnë “provokatorët”, pasi mijëra njerëz ankohen për mungesën e burimeve dhe reagimin e ngadaltë nga zyrtarët. Policia turke ka arrestuar disa persona për postimet e tyre në rrjetet sociale për tërmetin.

Numri është konfirmuar edhe nga Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive AFAD, e cila shton se numri i të lënduarve është rreth 37 mijë persona.

 

“Humbja e çdo qytetari na trishton thellësisht,” u tha zv.pesidenti turk Oktay gazetarëve, duke shtuar se autoritetet po vazhdojnë përpjekjet e tyre të shpëtimit për të arritur tek të mbijetuarit.

Rreth 5,775 ndërtesa u shembën, tha ai. Më shumë se 8,000 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat e ndërtesave.

Më herët të martën, presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se ‘fakti që mbi 8,000 qytetarë tanë janë shpëtuar nga rrënojat është lehtësimi ynë më i madh’, duke folur në Qendrën Shtetërore të Bashkërendimit të Informacionit në kryeqytetin Ankara.

 

Vendi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj në 10 provinca në mënyrë që operacionet e kërkim-shpëtimit dhe përpjekjet e tjera të kryhen me shpejtësi.

“Ne po përballemi me një nga fatkeqësitë më të mëdha jo vetëm në historinë e republikës, por edhe të gjeografisë sonë dhe të botës”, tha presidenti turk.

Të hënën herët në mëngjes, një tërmet me magnitudë 7.7 goditi Kahramanmaras, i ndjekur nga një tërmet 7.6 ballë rreth nëntë orë më vonë, i cili tronditi rajonin, duke prekur disa provinca të tjera duke përfshirë Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.

 

Tërmeti është ndjerë edhe në disa vende të rajonit, përfshirë Libanin dhe Sirinë.

Një total prej 60,218 zyrtarësh të urgjencës janë duke punuar në zonë, duke përfshirë 3,200 personel nga 65 vende, tha në një deklaratë të mëparshme Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).