Vendosni fjalën kyçe....

Shpallet në kërkim i dyshuari për plagosjen në Lezhë


Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim të dyshuarin për plagosjen që ndodhi mbrëmjen e kaluar në një lokal në Lezhë.

35-vjeçari me inicialet R.K po qëndronte në lokal, kur disa minuta më vonë një person është afruar dhe ka qëlluar në drejtim të këmbëve të tij.Ky njeri është identifikuar më vonë si një 37-vjeçar me inicialet P.K, me precedent të mëparshëm penal.

I plagosuri u tha uniformave blu se nuk e kishte idenë se përse është qëlluar.

 “Nuk kam konflikte me njeri dhe se nuk kam fare dijeni se kush mund te ishte atentatori”, është shprehur ai.

Pas ngjarjes, policia ka shoqëruar disa persona në komisariat lidhur me ngjarjen.

Detajet e policisë

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i plagosjes së shtetasit R. K., ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në qytetin e Lezhës, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas, Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi P. K., 37 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar me parë për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K. Policia e Lezhës vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 88 dhe 278/2 të Kodit Penal.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *