Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Qytetarët të mblidhen të mërkurën për protestë para parlamentit


Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ftuar qytetarët në protestë ditën e mërkurë në orën 10:00, para Parlamentit. 

Opozita i ka dorëzuar 13 pyetje Parlamentit për Edi Ramën i cili duhet të shpjegojë para shqiptarëve skandalin me McGonigal. 

Berisha tha protesta e ditës së mërkurë do t’i paraprijë asaj të datës 11 e cila do të çelë siparin e një revolucioni i cili ndalet vetëm me përmbysjen e Edi Ramës. 

“Përballja me të është kushti që shqiptarët të votojnë të lirë. Ne kemi deklaruar, nuk vijmë në pushtet me mjete të tjera, veç se me votën e lirë. Ne kemi për detyrë të bëjmë që shqiptarët të votojnë të lirë. Ai flet për tërmet, ne duhet të ja bëjmë cunam. Jo zgjedhjet, qeverisjen. Ne jemi për zgjedhje të lira, nuk i prekim kujt votën dhe e respektojmë secilin. Por nëse ai do të bëjë votën tërmet, ne do të ja bëjmë qeverisjen cunam atij. 

Data 11 është sipari i një revolucioni i cili ndalet vetëm me përmbysjen e Edi Ramës. Pasnesër në ora 10:00 se detyrat janë të shumta, opozita sakrificë është. Kjo është e vërteta. Nëse do të kishte një emër të dytë, opozitë-sakrificë do të thotë. Pasnesër ne e kemi thirrur atë në parlament. Ftoj qytetarët e Tiranës, ska nevojë nga rrethet që të vijnë aty rreth parlamentit, të jenë aty. Të thonë edhe ata zërin e tyre jashtë parlamentit. Nuk mund ti lihet parlamenti një krimineli si ai. A e vinit re ju, ai vinte në parlament dhe shante në mënyrë më të shpërfytyruar. Asgjë sepse e dinte që ishte më kriminel se çdo kriminel tjetër në këtë vend. 

Një njeri që porosit për të vrarë opozitën, për të asgjësuar opozitën ai është krimineli më i madh i këtij vendi. Prandaj dhe i shpërfytyruar vinte dhe sillet ndaj opozitës në mënyrën më armiqësore. Ne na mohojnë çdo të drejtë aty, e bëjnë që të ikim nga parlamenti, por jo jo nuk do të ikim nga parlamenti. Ne do të flasim aty, ju do të flisni aty jashtë parlamenti. Parlamenti është i juaji, është i qytetarëve, është tempulli i demokracisë dhe ne nuk ja lëshojmë një grushti kriminelësh parlamentin.  

Të mërkurën në ora 10:00 ka urdhëruar Lindën e parlamentit që të përjashtojë 8 deputetë. E dëgjoni ju, të mërkurën në orën 10 kemi seancën e pyetjeve në parlament për Edi Ramën, t’u shpjegojmë shqiptarëve për McGonigal, Marko Rossin, Duçkën, Nezën. Të ju shpjegojmë shqiptarëve të gjitha këto“, u shpreh Berisha.