Vendosni fjalën kyçe....

Italianët duan punë, sindikatat dalin në protestë


Me ftesë të sindikatave kryesore të punëtorëve, mijëra italianë dolën në rrugët e kryeqytetit Romë nën sloganin “E ardhmja në punë”.

Organizatorët e protestës janë Konfederata e Përgjithshme e Punës (CGIL), Konfederata Italiane e Sindikatave të Punës (CISL) dhe Sindikata Nacionale e Punës (UiL).

Pasi ekonomia e këtij vendi hyri në recesion, përfaqësuesit e sindikatave në protestën e sotme në Romë i bënë thirrje qeverisë së koalicionit në Italisë për të ndryshuar politikën ekonomike

Sekretarja e përgjithshme e CISL, Annamaria Furlan, në një deklaratë për shtyp tha se qeveria duhet të kthehet nga bota virtuale në një botë të vërtetë biznesi.

“Qeveria duhet të ndryshojë drejtimin e saj ekonomik, ka një recesion, dhe qeveria duhet të ndryshojë drejtimin”. Pas vetëflijimit shumë vjeçarë me të cilën italianët u përballën, nuk mund të lejojmë që ekonomia sërish të regjistrojë rënie. Qeveria nuk duhet të konfliktohet me sindikatat, meqë askush nuk është në gjendje vet të zgjidh një problem kaq delikat”, porositi Furlan.

Ajo shtoi se ekonomia e Italisë në gjysmën e dytë të vitit 2018 regjistroi rënie të prodhimit industrial, dhe se treguesit ekonomik janë negative.

Protestuesit e mbledhur në sheshin San Giovanni mbanin afishe dhe brohorisnin mesazhe kritikuese ndaj qeverisë aktuale. Ata theksuan se për ekonominë italiane këtë vit, parashikohet rritje prej vetëm 0.2 për qind, e cila, siç theksojnë sindikatat, e vendos të ardhmen e këtij vendi në rrezik të lartë. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *