Vendosni fjalën kyçe....

237 viktima e qindra të plagosur në Siri nga tërmeti i fuqishëm me epiqendër në Turqinë juglindore


Të paktën 237 persona kanë humbur jetën e qindra të tjerë janë plagosur në Siri pasi një seri tërmetesh të fuqishme me qendër në Turqinë juglindore goditi rajonin orët e para të mëngjesit të së hënës, shkrua agjencia siriane e lajmeve SANA.

Lëkundje të forta goditën rajonet Idlib, Aleppo, Hama, Latakia dhe Raqqa të Sirisë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA.

Të paktën 42 persona kanë vdekur dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur në zonat e Alepos nën kontrollin e regjimit të Bashar al-Asad, thuhet në raport.

Dhjetra ndërtesa u shkatërruan ose u dëmtuan gjithashtu në zonat e kontrolluara nga opozita në veri të Sirisë, ku ekipet e shpëtimit po kërkojnë furishëm për të mbijetuarit.

Në zona të ndryshme në veri të Sirisë, të paktën 58 persona janë vrarë dhe qindra janë plagosur, sipas informacioneve të mbledhura nga Anadolu Agency nga disa burime lokale, duke përfshirë Rrjetin Sirian të të Drejtave të Njeriut dhe spitalet.