Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i Izraelit i jep 21 ditë kohë parlamentit për formimin e qeverisë


Presidenti izraelit, Reuven Rivlin, i ka dhënë parlamentit të vendit të tij, Knesset, 21 ditë për të formuar një qeveri koalicioni, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu dhe kreu i aleancës ‘Blu e Bardhë’, Benny Gantz nuk arritën ta bëjnë këtë.

‘Kjo do të thotë që sipas ligjit, duke filluar nga sot dhe brenda 21 ditëve, vendimi se kush do të bartë barrën e formimit të qeverisë së ardhshme i është dhënë ligjvënësve të Knesset. Kjo është një sfidë serioze për shtetin e Izraelit’, Rivlin tha në një ceremoni të veçantë në rezidencën e tij në Jeruzalem.

Presidenti njoftoi zyrtarisht kryetarin e Knesset, Yuli-Yoel Edelstein për dështimin e Netanyahu-t dhe Gantz-it, duke shtuar se tani ligjvënësit do të kishin për detyrë formimin e qeverisë.

Sipas ligjit të Izraelit, çdo anëtar që fiton një shumicë parlamentare gjatë periudhës, e cila do të përfundojë më 11 dhjetor, do të emërohet kryeministër.

Nëse nuk fitohet shumica, ligji kërkon që Knesset të shpërbëhet dhe Izraeli do të detyrohet të bëjë marrëveshje për një fushatë të tretë zgjedhore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *