Vendosni fjalën kyçe....

Protesta të mëdha kundër masave Covid në Holandë, Hungari e Maltë (Fotot)


Protesta të mëdha të masave kundër Covid, vaksinimit të detyrueshëm e pasaportave të vaksinimit kanë përfshirë disa vende të BE-së.

Mijëra protestues mbushën rrugët e Amsterdamit të dielën. Një turmë e madhe u pa gjithashtu në Budapest të Hungarisë.

Mbi një mijë qytetarë dolën në një tubim të organizuar nga lëvizja e ekstremit të djathtë, ‘Atdheu ynë’, e cila ka bërë fushatë për një mesazh të ashpër kundër vaksinës dhe kundër emigracionit përpara zgjedhjeve të 3 prillit.

Në Maltë është mbajtur protesta më e madhe kundër masave Covid që prej shpalljes së pandemisë.

Mijëra qytetarë protestuan në rrugët e kryeqytetit Valeta. Më herët protesta të mëdha u mbajtën edhe në Austri e Francë. Megjithatë parlamenti francez i miratoi shtrëngimet e reja lidhur me Covid-19 duke e bërë të detyrueshme pasaportën e vaksinimit.