Vendosni fjalën kyçe....

Balla nga Fieri: Protesta e 11 shkurtit kundër drejtësisë që ka nisur hetimet për “21 janarin” dhe “Gërdecin”


Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një deklaratë për mediat nga Fieri tha se protesta e thirrur nga Sali Berisha në 11 shkurt nuk është gjë tjetër veçse një protestë kundër drejtësisë shqiptare, e cila ka nisur hetimet për “21 janarin” dhe “Gërdecin”.

“Protesta është gishti, ata duan që të bëjnë protestë për një gjë që nuk ekziston dhe frika e madhe që ka lidhur pas veprimeve të SPAK, ata mendojmë që do mbledhin disa njerëz që të trembin drejtësinë shqiptare, se drejtësia amerikane nuk trembet nga këto protesta, të presin drejtësinë amerikane që ta hetojë këtë çështje. Po thirrin protestë kundër SPAK, se protesta nuk është për McGonigal, këta duan një protestë kundër SPAK. Protesta është minim i demokracisë, se është kundër drejtësisë”, tha Balla.

Balla u pyet edhe për arrestimin e ish-zyrtares Alda Klosi për të cilën u shpreh se ky është një rast për të treguar se Reforma në Drejtësi po funksionon.

“Nuk komentojmë vendimet e prokurorisë. Rezultat i Reformës në Drejtësi. Po jep rezultate, duhet që rezultatet të jenë të bazuara dhe të lëmë drejtësinë që të bëjë punën e vet mjaft i ndërhyri politika drejtësisë”, tha Balla.

Për Ballën, çështja McGonigal po përdoret nga opozita e Sali Berishës dhe Ilir Meta për të hequr vëmendjen nga ngjarjet që janë të përfshirë, si dosja e 21 janarit dhe Gërdecit.

“Kjo nuk trazon politikën, por shpirtrat e trazuar të copave të opozitës, nuk është çështje për Shqipërinë. Nuk ka asnjë lloj akuze që përfshin qoftë edhe një autoritet të vetëm shqiptar, përfshirë edhe Ramën, i cili ka pritur siç edhe pret një zyrtar të një vendi të tjerë, të SHBA, ka kërkuar një takim, është pritur dhe pas disa vitesh ky zotëria ka një problem tjetër. Po e lidh me hallin e vet të parave ruse dhe përpjekja për t’i shpëtuar këtij fakti që është fakt i vërtetuar botërisht. Duhet të ziejë dhe të bëjë sa më shumë zhurmë që t zbehë çështjet e veta, nuk i marrin dot qytetarët për budallenj, as Saliu dhe as aleatët e tij, të zbehësh hetimet për 212 janarin dhe Gërdecin”, tha Balla.