Vendosni fjalën kyçe....

Meta akuzon Ramën: Ka lobuar që të shpallem non grata


Kreu i Partisë së Lirisë,Ilir Meta, deklaroi në emisionin “Frontline” se Kryeministri Edi Rama ka tentuar të ndikojë te ndërkombëtarët për ta shpallur atë “non grata”.

Kreu i PL-së tha se emri i tij ka qenë i pari në çdo takim të kryeministrit me ndërkombëtarët. Sipas Metës, kryeministri ka pasur shqetësim se si të korruptojë ndërkombëtarët pasi ka dashur që ta shpallë non grata.

E padiskutueshme që Edi Rama ka lobuar që të dal non grata. Po ky nuk ka qenë asnjëherë shqetësim i imi. Emri im ka qenë i pari në çdo takim të Ramës, me çdo ndërkombëtar. Ai gjithmonë ka pasur një shqetësim se si ti korruptojë ndërkombëtarët, që të tregojë se Meta ka një problem me Amerikën e vendet e tjera për shkak se ka dashur të shpallem “non-grata”, është shprehur Meta.