Vendosni fjalën kyçe....

Juventusi rikthehet te fitoret, mposht Lazion dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë


Juventusi është rikthyer te rezultatet pozitive dhe fitoret.

“Zonja e Vjetër” e mposhti minimalisht 1:0 në shtëpi Lazion në çerekfinale të Kupës së Italisë, për ta prerë njërën nga katër biletat që dërgojnë në gjysmëfinale.

Ndeshja prodhoi vetëm një gol, i cili erdhi në fund të pjesës së parë.

Ishte Bremer i cili realizoi në minutën e 44-të, pas asistimit nga Kostic.

Juventusi arrin të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, kurse rrugëtimi i ekipit të Sarrit ndalon këtu sa i përket këtij kompeticioni.