Vendosni fjalën kyçe....

Korreshi: Bardhi i ka bërë kërkesë me shkrim Berishës që më 14 maj PD-ja të garojë e bashkuar


Deputeti i PD-së Sajmir Korreshi në një intervistë për Ora News foli lidhur me situatën në të cilën ndodhet PD.

Korreshi u shpreh optimist për mundësinë e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të PD si një grup i vetëm dhe jo i përçarë.

Ai zbuloi se Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës kërkesë me shkrim me qëllim  për ti dhënë zgjidhje përçarjes brenda PD-së.

“Gazment Bardhi i ka bërë një kërkesë me shkrim. Ne në parlament shkojmë bashkë me njëri tjetrin, tema jonë përveç zhdukjes së Ramës është edhe 14 maji. Demokratët u lodhën duke na parë të përçarë, jemi zënë me njëri-tjetrin, kemi ngrënë kokat e njëri tjetrit. Ne duhet të maksimalizojmë forcat dhe të zgjedhim kandidat propabël. Bardhi në emër të gjithë problematikave, të jetë Bardhi që të çojë kandidatët, ne të hyjmë në garë si PD. I është përcjellë mesazhi zotit Berisha, pritet tashmë duke parë edhe qëndrimin e të gjithë deputetëve”-tha Korreshi.

Korreshi tha se Berishës i është kërkuar që të përfshihen edhe bashkëveprues të tjerë për zgjedhje duke kërkuar që grupimi pranë Alibeajt të kenë kandidatë më 14 maj.

“Sali Berisha të bëje atë që i ka kërkuar edhe pjesa tjetër e deputetëve, të përfshihen të gjithë si bashkëveprues në zgjedhjet e 14 majit duke parë në disa vende atë që është kërkuar edhe në marrëveshjen e parë, që atje ku ka kandidatë të mirë si Agron Kapllanaj që ka ditur të fitojë gjithë kohës Bashkinë Mallakastër, dhe të marrë maksimalisht votat për deputet dhe nuk mendoj se ka ndonjë kandidat më të fortë atje se Z.Kapllanaj. Atje ku ne kemi 4,5 apo 10 kandidatë potencialë duhet ti mbështesi që në të mbështesim 50 të tjerët”-tha Korreshi.