Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet e 14 majit, grupi i Alibeajt nxjerr kandidat për bashkinë e Dimalit


Grupi i Alibeajt ka nxjerrë një tjetër kandidat për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Bëhet fjalë për Bashkinë e Dimalit ku kandidat do jetë Dritan Sula.

Ndërkohë më herët grupi i Berishës ka përcaktuar si kandidat për këtë bashki përmes primareve Gentjan Micen.

Dy grupet në PD janë pritje të vendimit të gjykatës lidhur me vulën e simbolet zyrtare të partisë gjë që do përcaktojë edhe përbërjen e KZAZ-ve.

“Dritan Sula, kandidat i Partisë Demokratike për Kryetar Bashkie në Bashkinë Dimal. Sipërmarrësi Dritan Sula është tashmë zyrtarisht në garë për bashkinë e Dimalit, për të qenë ai qytetari i parë i kësaj bashkie. Sula, diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, është një njeri aktiv në politikë dhe jetën e tij profesionale dhe shoqërore e ka të lidhur me vendlindjen e tij. Sula është aktiv në Partinë Demokratike që në vitin 1991, kur i’u bashkua lëvizjes antikomuniste për rrëzimin e diktaturës, për të vijuar më pas me themelimin e PD-së në vendlindjen e tij, deri në drejtimin e degës së saj, funksion të cilin e mban dhe sot. Dritan Sula me kandidimin e tij për bashkinë Dimal, synon që të jetë në shërbim të bashkëqytetarëve të vet, duke ofruar një projekt konkret, për të rikthyer Bashkinë tek qytetarët, të cilët gjatë qeverisjes së Rilindjes janë nëpërkëmbur e lënë në harresë nga bashkia.” – thuhet në njoftim.