Vendosni fjalën kyçe....

Greqia vendi me më shumë tanke Leopard në Europë, Mitsotakis: Nuk jemi në pozita të furnizojmë Ukrainën


 

12 vende që europiane kanë deklaruar zyrtarisht mbështetjen e tyre që Ukraina të marrë 120 deri në 140 tanke në dorëzimin e pare.

Këto vende u zotuan javën e kaluar të furnizojnë Ukrainën me tanke luftarake moderne, pasi Gjermania konfirmoi se do të dërgonte tanke Leopard 2 dhe SHBA tha se do të furnizonte Kievin me tanke M1 Abrams.

Por në këtë grup shtetesh nuk bën pjesë fqinji ynë Greqia, e cila ka më shumë tanke Leopard se çdo vend tjetër në Evropë: rreth 350 Leopard 2 dhe 500 Leopard 1.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë një vizite në Japoni, raportojnë mediat japoneze dhe televizioni shtetëror grek ERT .

Ne nuk do të dërgojmë Leopard-2 për arsyen e thjeshtë se ato janë absolutisht të nevojshme për strategjinë tonë të mbrojtjes,” shpjegoi Mitsotakis.

Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë po kalojnë një fazë shumë të tensionuar për shkak të mosmarrëveshjes për ujërat territoriale në Detin e Mesdheut Lindor.