Vendosni fjalën kyçe....

Rusia mund të jetë e lidhur me djegien e Kuranit në Stokholm – Ministri i Jashtëm finlandez


Ministri i Jashtëm finlandez Pekka Haavisto ka pohuar se pas djegies publike të Kuranit në Stokholm javën e shkuar mund të fshihet Rusia. Ai shtoi se marifeti mund të ishte orkestruar për të prishur përpjekjen e vendit për t’u bashkuar me NATO-n.

Më 21 janar, Rasmus Paludan, një aktivist anti-islamik dhe udhëheqës i një partie të vogël të ekstremit të djathtë danez, Stram Kurs (Linja e fortë), i vuri zjarrin librit të shenjtë mysliman jashtë ambasadës turke në Stokholm.

Ankaraja protestoi fuqishëm kundër veprimit, me presidentin Erdogan që tha të hënën se Suedia nuk mund të mbështetet më te Turqia për pranimin e saj në bllokun ushtarak.

Të premten, Paludan dogji kopjet e Kuranit përpara një xhamie, ambasadës turke dhe konsullatës ruse në Kopenhagen, Danimarkë.

Duke folur për kanalin televiziv finlandez Yle të shtunën, Haavisto hodhi idenë se Rusia mund të lidhet me djegien e librit.

“Kjo çështje është nën hetim. Janë zbuluar lidhje të ndryshme në rrethin e aktivistëve.” – tha Haavisto. “Nuk mund ta them me siguri…Por na është treguar një koncept se veprojnë në mënyrë që të shkaktojnë dëm maksimal për kandidaturën për anëtarësim në NATO.” – shtoi ai.

Ministria e Jashtme ruse dënoi ashpër djegien e Kuranit. Zëdhënësja Maria Zakharova tha të dielën se sugjerimi i Haavisto se Moska mund të ketë qenë përgjegjëse për incidentin ishte ‘i neveritshëm për t’u dëgjuar’.