Vendosni fjalën kyçe....

Numri i ukrainasve që hynë në Poloni që nga fillimi i luftës arrin në 9.5 milionë


Me fillimin e luftës në Ukrainë, shumë banorë të këtij vendi u drejtuan si fillim dhe kryesisht në kufirin polak.

Numri i ukrainasve që kanë kaluar në Poloni që nga fillimi i luftës me Rusinë ka kaluar 9.5 milionë, sipas AA. 

“Që nga e diela, shifra arriti në 9.5 milionë me plot 13,000 që hynë ditën e hënë, thanë Rojet Kufitare Polake në një postim në Twitter.

“Rreth 22,700 njerëz mbërritën nga Ukraina vetëm të dielën”, shtoi ai

Por gjithashtu, rreth 7.66 milionë ukrainas kanë dalë nga Polonia në këtë periudhë.

Sipas të dhënave të fundit të OKB-së, numri i refugjatëve ukrainas të regjistruar në Poloni aktualisht është rreth 1.56 milionë.