Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen takohet me kryeministrin Rama në Tiranë


Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë, e cila u prit me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.

Në konferencën e përbashkët për mediat, kryeministrja e Danimarkës  Mette Frederiksen, tha se rindërtimi është një prej fushave të  bashkëpunimit.

Sigurisht kemi diskutuar tema të ndryshme, kemi tema evropiane të luftës në Ukrainën. Duam të ndërtojmë një partneritet më të fortë midis Danimarkës dhe Shqipërisë. Rindërtimi është një nga fushat ku po punojmë së bashku. Shoh shumë fusha ku mund të punojmë së bashku. Dëgjova edhe atë që u tha për turizmin dhe mund të mbështesim që më shumë danez të vijnë në Shqipëri.’- tha Mette.

Gjithashtu Mette u shpreh se Shqipëria është një partner mjaft i vlerësuar për Danimarkën, duke prekur dhe temën e luftës së Rusisë në Ukrainë.

‘Shqipëria është një partner mjaft i vlerësuar për Danimarkën dhe ju jeni një aleat mjaft i vlerësuar i NATO-s. Unë shpresoj se ne të ndërtojmë një partneritet edhe më të plotë dhe jam e sigurt për këtë. 10 ditë më parë shënjuam edhe 1 vjetorin Luftës në Ukrainë dhe kjo ishte një nga temat tona kryesor. Ju keni reaguar mjaft qartë në Këshillin e sigurimit, jeni bashkuar me sanksionet që në fillim. Por kështu është një pjesë mjaft e fortë e çeljes së negociatave. Unë e di që ju keni kapacitetin për ta bërë këtë dhe ne ju mbështesim në drejtim tuaj këtu, më vjen keq për gjerat që po përjetoni në Shqipërinë për shkak të luftës. Na duhet të punojmë së bashku edhe për këto çështje. Na duhet një bashkëpunim më i fortë ku vjen fjala për emigracionin. Jeni një zë shumë i fortë kur vjen fjala për vlerat evropiane.’- tha Mette.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama tha se një mënyrë e mirë bashkëpunimi është për procesin në fushën e arsimit dhe të dijes.

Unë mund të shtoj se në procese e  Integrimit njëra rrugë, është rruga e Brukselit dhe e gjithë ndërveprimeve me grupet tona të punës dhe grupeve të caktuar ën Bruksel. Rruga tjetër që është ajo mbështetjes së këtij procesi është aja e bashkëpunimeve e bilaterale dhe të dijes. Danimarka është një nga vendet më të admirueshme për shkak të dijes, ne e kemi rrugën e hapur për të kërkuar ndihëm dhe mbështetje teknike për fusha të caktuar që do ta bëjmë dhe në proces.’- tha Rama.