Vendosni fjalën kyçe....

Idrizi: Do të garojmë vetëm në zgjedhje, e kemi mundësinë dhe peshën për ta bërë


Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, i ftuar sot në rubrikën “Opinion” me gazetaren Ola Bruko, u shpreh se partia e tij do të dalë në zgjedhje e vetme.

Ai u tha se arsyet se përse kanë vendosur që të garojnë vetëm në zgjedhjet e 14 majit janë disa, por mes të cilave edhe arsyeja se sipas tij kjo parti ka mundësinë dhe peshën për ta bërë.

Besoj se është vonë të flasim për oferta sepse kemi rreth dy muaj që kemi marrë vendimin që do të dalim të vetëm në këto zgjedhje, u shpreh Idrizi. “PDIU ka të gjitha mundësit dhe peshën specifike për ta provuar dhe për të garuar më vete”

Ai e qujati këtë si vendim të drejtë. Gjithashtu ai ngriti edhe çshtjen e Himarës ku kandidon një parti minoritare.

“Më bëri çudi që Himarën ia kanë lënë një partie minoritare, sepse dihet që Himara nuk është minoritet. Është njësoj sikur ca të minoritetit të paraqiteshin në Kukës dhe të kërkonin këtë diskriminimin pozitiv.”, tha Idrizi.