Vendosni fjalën kyçe....

BERZH prezanton raportin e tranzicionit 2022-2023 për Shqipërinë, rezultatet e qeverisjes janë ulur


Në gjetjet për Shqipërinë të raportit për Tranzicionin të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për vitin 2022-2023, cilësia e qeverisjes së Shqipërisë është në përkeqësim.

Faktor tregues për këtë gjë ka qenë raporti që mat mirëqeverisjen i prezantuar nga BERZH.

Kështu nga 5.26 pikë që ishte në 2016 në 4.62 pikë në 2021 dhe arsyet kryesore e kësaj sipas raportit është rritja e informalitetiti dhe korrupsionit.

Rezultatet e qeverisjes janë ulur ndjeshëm në një numër sferash te ekonomise gjatë gjashtë viteve të fundit, duke reflektuar kryesisht rritje të informalitetit dhe korrupsionit të perceptuar siç shihet, për shembull, në Shqipëri dhe Bosnjë dhe Hercegovinë dhe rënie në efektivitetin e perceptuar të gjykatat siç vërehet, për shembull, në Poloni. Disa sfera te ekonomisë kanë parë gjithashtu përkeqësime në pavarësinë e gjyqësorit, transparencën buxhetore dhe zbatimin e kontratave.