Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni i policisë në bregdet, hiqen në Golem e Spille 490 çadra e 980 shezlongë


16 parcela pa leje janë gjetur në plazhët e Golemit e Spille ku janë hequr 490 çadra e 980 shezlongë.

Aksioni i sotëm është pjesë e operacionit ‘Bregdeti ynë’ i nisur nga policia për kontrollin e vijës bregdetare lidhur me zënien e plasheve nga subjekte a individë që nuk kanë pasur dokumentacionin e duhur.

Lëvizja vjen pas ngjarjes së rëndë në Velipojë, ku pas një përplasjeje mes dy familjeve, mbetën të vrarë katër persona.

Njoftimi

“Golem, Spille, Kavajë

Vijon operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra. Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim  të zaptimit  të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar  nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 2 grupe FNSH, 2 grupe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe të Policisë Bashkiake, kanë vijuar kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Golem dhe Spille.

Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar 16 parcela pa leje, 4 prej tyre në plazhe publike dhe 12 për mosplotësim dokumentacioni.  Janë hequr 490 çadra dhe 980 shezlongë. Një ditë më parë janë kontrolluar 101 parcela dhe janë liruar 28 parcela, duke hequr 802 çadra dhe 1604 shezlongë. Operacioni vijon pa probleme.”