Vendosni fjalën kyçe....

Brajton eliminon Liverpulin nga FA Cup


Liverpuli është eliminuar nga Kupa FA, pasi sot pësoi humbje në fazën 1/16 e finales së kësaj gare.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp u mposht në udhëtim nga Brajton.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Amex” përfundoi me rezultatin 2:1.

“Të Kuqtë” kaluan të parët në epërsi përmes Harvey Elliott, i cili shënoi në minutën e 30-të.

Megjithatë, vendasit përmbysen gjithçka në vazhdim. Lewis Dunk barazoi fillimisht shifrat në minutën e 39-të, me skuadrat që shkuan në pushimin mes pjesëve me rezultatin e barabartë.

Ndeshja po shkonte drejt barazimit, ishte japonezi që po shkëlqen këtë sezon, Kaoru Mitoma, që shënoi në kohën shtesë 90+2’ për t’ia siguruar skuadrës së tij kalimin për në 1/8 e finales në Kupën FA.

Brightoni do ta mësojë kundërshtarin e radhës pas tërheqjes së shortit.