Vendosni fjalën kyçe....

“Jam më i përkushtuar se kurrë” – Trump nis fushatën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024


Ish-Presidenti Donald Trump e nisi fushatën për në Shtëpinë e Bardhë për zgjedhjet presidenciale 2024 me një ndalesë të shtunën në New Hampshire përpara se të nisej për në Karolinën e Jugut.

“Ne po fillojmë. Po e nisim pikërisht këtu garën për president.” – u tha ai udhëheqësve të partisë në takimin vjetor të republikanëve të New Hampshire në Salem përpara një ndalese pasdite vonë në Kolumbia për të prezantuar ekipin e tij drejtues të Karolinës së Jugut.

“Unë jam më i zemëruar tani dhe jam më i përkushtuar tani se kurrë.”

Këto shtete mbajnë dy nga tre garat e para të nominimit brenda partisë, duke u dhënë atyre fuqi të madhe në zgjedhjen e kandidatit.

Ndërkohë që Trump mbetet i vetmi kandidat presidencial i shpallur në vitin 2024, sfiduesit e mundshëm, duke përfshirë guvernatorin e Floridës Ron DeSantis, ish-zëvendëspresidentin Mike Pence dhe ish-guvernatoren e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, e cila ishte ambasadore e Trump në Kombet e Bashkuara, pritet të fillojnë fushatën e tyre në muajt e ardhshëm.