Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet parku në Disneyland pas akuzave për racizëm


Pas më shumë se 30 vitesh funksionimi, udhëtimi ‘Splash Mountain’ i Disneyland mbylli përgjithmonë dyert e tij më 23 janar për t’u rimodeluar si ‘Aventura Bayou e Princeshës Tiana’ dhe do ihapet si i tillë në vitin 2024, sipas zyrtarëve të parkut.

Ndërsa zyrtarët pohojnë se struktura e udhëtimit si një ujëvarë nuk do ndryshojë, Disney do ta rimodelojë atë pas personazheve dhe historisë së ‘Princesha dhe bretku’.

Tema e saj e mëparshme, ‘Kënga e Jugut’, e ka origjinën nga filmi i Disney-t i vitit 1946 me ‘Br’er Rabbit’ dhe aventurat e tij në jug, i cili u vu nën kritika vitet e fundit nga disa për nëntonet e tij gjoja të pandjeshme racore, sipas mediave të shumta.

Filmi, i vendosur në një plantacion, paraqet një burrë të moshuar me ngjyrë të njohur si ‘Xha Remus’, i cili u tregon përralla tradicionale afrikano-amerikane fëmijëve të bardhë për të cilët kujdesen shërbëtorët e zinj.

Në atë kohë, ish-sekretari ekzekutiv i NAACP Walter White tha se filmi ‘ndihmon për të përjetësuar një pamje të lavdëruar në mënyrë të rrezikshme të skllavërisë’.

Në Mars 2020, Kryetari Ekzekutiv i Disney Bob Iger konfirmoi se filmi nuk do shfaqej në shërbimin e transmetimit të kompanisë Disney+ dhe tha se ‘nuk është i përshtatshëm në botën e sotme’, sipas një raporti nga Deadline.