Vendosni fjalën kyçe....

Autoriteti rus i mediave bllokon faqet e CIA-s e FBI-së


Faqet zyrtare të agjencive të inteligjencës amerikane janë bllokuar në Rusi pasi mbikëqyrësi shtetëror i medias Roskomnadzor i futi në listën e zezë të premten për përhapjen e dezinformatave dhe diskreditimin e forcave të armatosura të Rusisë.

Blloku preku portalet online të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), Byrosë Federale të Hetimit (FBI) si dhe platformën e kundërzbulimit dhe kundërterrorizmit të Departamentit të Shtetit të SHBA.

Kur dikush përpiqet të hyjë në cia.gov, fbi.gov ose rewardsforjustice.net nga Rusia, shfletuesi kthen një mesazh që thotë se ‘burimi në këtë adresë IP është bllokuar me vendim të autoriteteve shtetërore’ ose thjesht informon përdoruesin se është ‘i pamundur për të hyrë në faqe’.

Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve TASS, Roskomnadzor shpjegoi se faqet e internetit u zbuluan se shkelnin ligjet federale ruse në lidhje me informacionin, IT dhe mbrojtjen e informacionit.

“Në bazë të ligjit federal nr. 149-FZ, Roskomnadzor kufizoi qasjen në një numër burimesh që i përkasin strukturave shtetërore të vendeve armiqësore për shpërndarjen e materialeve që synojnë destabilizimin e situatës sociale dhe politike në Federatën Ruse.” – tha agjencia.