Vendosni fjalën kyçe....

Arilena Ara është e preferuara e publikut deri më tani për të fituar “Eurovision 2020”


Arilena Ara është e preferuara e deri tanishme për të fituar “Eurovision 2020”.  Wiwibloggs.comka kryer një sondazh se kush do jetë fituesi i e këtij kompeticioni këtë vit dhe fansat kanë zgjedhur shqiptaren.

Ka kaluar një muaj që kur ajo u bë e zgjedhura e Shqipërisë për Roterdamin, e kënga “Shaj” është më e preferuara deri më tani e ndjekur kënga e “Universo” e San Blanco-s që përfaqëson Spanjën.

Arilena ka marrë 7.604 vota ndërsa San Blanco ka 2,245 vota.

Në vend të tretë renditet Benny Cristo i Republikës Çeke me këngën “Kemama”, por ai ende mbetet shumë larg. Ai arriti të sigurojë vetëm 756 vota ose 9.94% të të gjitha votave.

Të preferuarit e Eurovisionit në 8 shkurt (3 akte)
Shqipëria: Arilena Ara – “Shaj” 60.53% (4,603 vota)
Spanjë: Blas Cantó “Universo” 29.52% (2.245 vota)
Republika Çeke: Benny Cristo – “Kemama” 9.94% (756 vota)
Vota në total: 7,604

Të preferuarit e Eurovizionit në 3 shkurt (2 akte)
Shqipëria: Arilena Ara – “Shaj” 63.01% (2,514 vota)
Spanja: Blas Cantó – “Universo” 36,99% (1,476 vota)

Një sondazh i tretë online ka nisur dhe përgjigjet do të dalin të premten e 14 shkurtit, pak përpara se të zgjidhen fituesit në Armeni, Lituani dhe Norvegji. E përsëri Arilena duket se po kryeson votimet, por në vendin e dytë dhe të tretë ka një përmbysje, pasi e dyta vjen Australia dhe e treta Italia. Mbetet të shohim nëse Arilena do të zgjidhet e preferuara edhe për një javë të tretë, apo do ia lirojë vendin dikujt tjetër.