Vendosni fjalën kyçe....

Dëmtohen dërrasat e urës që çon në Manastirin e Zvërnecit, rrezik për turistët


Dërrasat e urës që të çon në Manastirin e Zvërnecit janë dëmtuar duke u kthyer në rrezik për turistët e shumtë që vizitojnë vendin.

Gjashtë vite më parë për rikonstruksionin e urës janë shpenzuar 36 milionë lekë ndërsa sot ajo rezulton e dëmtuar në shumë pjesë të saj.

Një grup turistësh italianë që vizitoi Manastirin e Zvërnecit kanë pohuar se dëmtimi i urës përbën rrezik, shkruan Shqiptarja.

“Është shumë bukur. E këshilloj edhe tek miqtë e mi dhe të afërmit, por ajo që më vjen vërtete keq është ura. Pasi shoh që ka dëmtime dhe përben rrezik. Ka disa vende të rrezikshme. Të çon në një vend si manastiri, kult i rëndësishëm fetar. Dhe natyrisht duhet rregulluar. Kam ardhur në vendin tuaj për turizëm detar. Pasi në Itali nuk i përballojmë dot çmimet. Po e shfrytëzoj kohen për të vizituar disa vende. Këtu është shumë bukur, por ajo që shoh është dëmtimi i urës. Në disa vende ka rrezikshmëri dhe duhet rregulluar patjetër pasi është një vend që të ofron shumë.” – kanë pohuar ata.

Ura është e gjatë 286 metra dhe çon në Manastirin e Zvërnecit, një nga zonat më të vizituara nga turistët.