Vendosni fjalën kyçe....

Meta poston pamjet e rrugës në Tiranë: Gjendja e vërtetë përtej fasadave, zgjidhja e vetme ndryshimi me çdo çmim


Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka bërë thirrje për ndryshim në zgjedhjet e 14 majit.

Teksa ka postuar pamjet e rrugës ‘Vjosa’ me gropa e të mbushur me ujë në Njësinë 9, kreu i PL-së theksoi se kjo është gjendja e rrugëve dhe infrastrukturës së kryeqytetit përtej fasadave.

“Vjosa ka ardhur në mes të Tiranës”. Kjo është gjendja e vërtetë e rrugëve dhe infrastrukturës përtej fasadave. Ndaj zgjidhja e vetme është:  Ndryshim më çdo çmim.” – shkruan Meta.