Vendosni fjalën kyçe....

E përplas makina, ndërron jetë 20-vjeçari në Elbasan


Një 20-vjeçar ka ndërruar jetë në Elbasan pas përplasjes nga një mjet.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:25 në Unazën e qytetit ndërsa viktimë ka mbetur i riu me iniciale F.S.

Ai është nisur me shpejtësi drejt spitalit po ka ndërruar jetë rrugës.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk është identifikuar ende.

Njoftimi

“Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 23.01.2023, rreth orës 21:25, në unazën e qytetit, një automjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar, këmbësorin shtetasin F. S., rreth 20 vjeç, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë shtetasi F. S., ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.”