Vendosni fjalën kyçe....

“Audiopërgjimi për 21 janarin”-Berisha: Manipulim i Ardi Veliut


Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi nga selia blu se përgjimet që e implikojnë atë në ngjarjen e rëndë të 21 janarit janë “manipulimet dhe falsifikimet” e ish drejtorit të Policisë, Ardi Veliut.

Berisha ripërsëriti qëndrimet e tij se “21 janari” ishte përpjekje grusht shteti dhe Edi Rama si organizator i pakundërshtueshëm.

Së pari që unë të komentoj manipulimet e Ardi Velit harroje por të them këtu i takon mediave ti thonë të vërtetën e atij manipulimi nuk mund të komentoj unë disa tabela shkrimi  që  paraqiten si audiopërgjim dhe nuk ekzistojnë është një manipulim dhe falsifikim njëlloj si shiriti i 21 janarit ku tha se Sali Berisha ishte i implikuar në problemin e hidrocentrali është gjithçka krijesë e Ardi Veliut, tani duke thënë këtë theksoj se 21 janari përbën një nga ngjarjet më tragjike, përpjekjen për një grusht shteti me dhunë nga ata të cilët unë i kam denoncuar me kohë.

SHBA ka insistuar me të madhe që të hetohen organizatorët dhe autorët e dhunës. Edi Rama nuk gjeti kurrë kurajo të paraqitej në prokurori ndonëse u thirr për të dëshmuar, Edi Ramën do ta ndjekë përgjegjësia penale për organizimin e asaj dhune. Ai është i faktuar organizator ne mënyrën më të pakundërshtueshme, pjesa e atyre e gardistëve është hetuar një kundërshtare e egër e Sali Berishës, është hetuar me një prani të rëndësishme ndërkombëtare”, tha Berisha