Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim në Tiranë, i hidhet lëndë plasëse në banesë 34-vjeçarit


Një shpërthim ka ndodhur në mesnatë në rrugën “Ndoc Martini”.

Një sasi e vogël lënde shpërthyese është hedhur në verandën e banesës së shtetasit D.C 34-vjeç.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Më datë 22.01.2023, rreth orës 00:05, në rrugën ‘Ndoc Martini’, në verandën e banesës së shtetasit D. C., 34 vjeç, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit”-njofton policia.