Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi publikon videon: Kryeministrin e bezdisin gratë e thjeshta, i do ato që vishen mirë vetëm për propagandë


Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka publikuar një video të kryeministrit Rama me disa gra ku shihet në një debat me një grua.

Sipas Vokshit, kryeministri dështoi edhe një herë që është hipokrit dhe shfaqet ngado duke fyer e dhunuar verbalisht gra e fëmijë.

Edi Rama dëshmoi edhe një herë që është hipokriti numër 1 në fushatën e tij të gënjeshtërt për Barazinë Gjinore, të cilën e propagandonte me këmbët mbi tavolinë, në nisje të ceremonisë për Presidencën e OSBE, zhvilluar në Sllovaki.

Këto ditë të zymta e të trishta për të gjithë, ditë që përkojnë me 16 ditët ndërkombëtare të aktivizmit të luftës kundër dhunës ndaj grave, Edi Rama ngado që ka shkuar ka fyer e dhunuar verbalisht, në mënyrë të pashembullt gra e fëmijë”-shkruan Vokshi.

Më tej Vokshi thotë se shkaktar për situatën e mjeruar dhe gjuhën tallëse është Rama, duke bërë një thirrje për  të bërë kujdes nga kryeministri.

Përgjegjësi dhe shkaktari kryesor i situatës së mjeruar, që rëndon edhe më shumë mbi gratë e nënat, me gjuhë tallëse, diskriminuese, përçmuese, urrejtje e raciste, fyen e dhunon psikologjikisht çdo grua, e cila guxon të kërkojë llogari apo të kërkojë atë çfarë me ligj i takon.

Sot, dua të përsëris thirrjen time për gratë e vajzat: Bëni kujdes nga Edi Rama!”-shkruan Vokshi.

Gjithashtu për Vokshin, gratë, Ramës i duhen vetëm të veshura mirë dhe dekor për propagandën dhe çdo dalje në pasojat e post-tërmetit është vetëm për të fshehur abuzimet me pushtetin që kanë shkatëruar institucionet.

Ai i do gratë të veshura shtrenjtë e mirë, për t’i rreshtuar ushtarakisht si dekor për propagandën.

Atë e bezdisin, e nervozojnë gratë me veshje të thjeshta, punëtoret pa fjalë, kryefamiljaret e munduara, të cilat punojnë tërë jetën e tyre për t’ju siguruar fëmijëve një copë bukë.

Atij i vrasin sytë, gratë e dinjitetshme, të cilat i kujtojnë atij se propaganda ka përkeqësuar qeverisjen dhe rrjedhojë e saj është rritja e varfërisë së skajshme e sot, menaxhimi pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Mos i besoni! Çdo dalje e tij në televizione gjatë shëtitjeve në pasojat e post-tërmetit, është vetëm propagandë për të fshehur abuzimet e tij me pushtetin, që kanë shkatërruar çdo qelizë të institucioneve dhe kanë persekutuar e detyruar profesionistët të heshtin e disa prej tyre të largohen duke lënë Shqipërinë pa ekspertizë në sektorët strategjikë.

Refuzojeni Edi Ramën, sepse qëndrimi i tij në krye të qeverisë, çdo ditë sjell papunësi më të lartë, varfëri më të thellë dhe përkeqësim të të drejtave të njeriut e statusit të grave dhe vajzave në Shqipëri.

Aktivizimi kundër dhunës ndaj grave të nisë me refuzimin e Edi Ramës!”-thotë ish-deputetja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *