Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Dronët faktuan se plehrat as nuk selektohen e as nuk digjen, SPAK-u i partisë në krah të sipërmarrjes Rama-Veliaj


Berisha ka denoncuar mosveprimin e SPAK-ut lidhur me çështjen e inceneratorëve.

Duke i bërë jehonë investigimit të prezantuar ditët e fundit nga deputetja e Partisë së Lirisë, Kryemadhi, e cila publikoi video ku tregohet se mbetjet as nuk ndahen, as nuk përzgjidhen e as nuk përpunohen, ai tha se ‘SKAP-i i partisë është pozicionuar nga plehrat e sipërmarrjes Rama-Veliaj’.

Kryedemokrati theksoi se taksapaguesit e Tiranës kanë paguar 51 milionë euro për trajtimin e plehrave ndërkohë që ato as nuk ndahen e as nuk digjen.  

“SKAP i partisë është pozicionuar nga plehrat e sipërmarrjes Rama-Veliaj dhe nuk ka gjë më flagrante se kjo. Janë bërë 51 mln euro pagesa nga qytetarët e Tiranës për kontot offshore të Veliajt dhe Ramës për plehra sikur digjen, në një kohë kur ato jo që nuk digjen por as edhe nuk seleksionohen siç u betua dhe rrahu gjoksin Edi Rama para parlamentit shqiptar. Të gjithë këto bëjnë të paditurin dhe nuk ndodh asgjë. Nuk ka akt më të turpshëm dhe flagrant se qëndrimi i drejtësisë ndaj kësaj afere. Akuzën e parë për ministrin Koka e ka për korrupsion por nuk ka asnjë hetim.

SKAPI e ka të ndaluar të hetojë ia ndalon partia. SKAPI përveçse, se këta janë ish-të gjithë. Lefter Koka është ish-ministër. Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre, drejtësia nuk ekziston, afera e djegësve është afera më demonstrative e shtetit mafioz, e një shteti që nga kreu i ekzekutivit tek OPGJ e me radhë, ministri e kryetari ibashkisë janë mafie. Veliaj që kalon çdo ditë para kamerave ushtron presion mbi mediat për të censuruar është një hajdut. Ka rritur taksën e plehrave për qytetarin e thjeshtë. Ka ardhur koha që këto konferenca ti bëjmë në Kryeministri, të paktën të personalizohen, gjithçka siç është personale në këtë afere. Ju i patë dronët që ia nxorën petët lakrorit dhe treguan se Rama për xhepat e tij është i gatshëm të mashtrojë. Ai harron se atje në Davos qëndron mbi plehun dhe mafian e plehut”, tha ai.