Vendosni fjalën kyçe....

“Tentativë për sulme nga jashtë” – faqja e KSHZ-së jashtë funksioni


Që prej mbrëmjes faqja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut a shfaqur probleme, duke bërë të vështirë afishimin e rezultateve paraprake të zgjedhjeve në kohë reale.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski foli në një deklaratë për problemin e ueb faqes duke thënë se me siguri bëhet fjalë për një sulm nga jashtë, por që sipas tij nuk ka shkaktuar dë me reale.

 “Nga ajo që jam i informuar është se bëhet fjalë për tentim të një sulmi nga jashtë. Unë nuk jam ekspert i IT-së, as mundem të vërtetoj ose të them diçka, por derisa nuk konfirmohet kjo nuk do të spekuloja me informacione tjera, do të shohim sonte ose ditën e nesërme për çka bëhet fjalë. Pa dallim të kësaj nuk është pamundësuar mbledhja e të dhënave dhe ajo elektronike dhe ne kemi informacione në kohë, do të thoja”, ka thënë në konferencën për shtyp, Derkovski.

Kryetari i Komisionit ka shtuar se kanë pasur probleme me publikimin publik të të dhënave dhe se tani teknikisht e kanë zhvendosur atë problem, duke bërë të mundur që të dhënat të ndiqen edhe përmes kanalit në YouTube.

Problemi me faqen duket se nuk është rregulluar ende, pasi vijon të mos funksionojë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *