Vendosni fjalën kyçe....

14 deputetë të PD-së kërkojnë heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës, nis seanca në Gjykatën Kushteuese


Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca për shqyrtimi e mandatit të deputetes së PS-së, Olta Xhaçka.

Gjykata po shqyrton kërkesën e 14 deputetëve të PD-së të cilët kërkojnë shkarkimin e ministres së Jashtme.  

Lidhur me seancën, deputeti demokrat Bardhi shkruan se ajo është gur prove nëse Gjykata Kushtetuese është garante e Kushtetutës apo garante e regjimit të korruptuar të Edi Ramës.

“Vetëm në regjimin e korruptuar të Edi Ramës ndodh që një ministre/deputete të jetë edhe “investitore strategjike”! Sot në orën 10:00 Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim kërkesën e Grupit Parlamentar të PD lidhur me mbrojtjen që Edi Rama në mënyrë antikushtetuese i bëri në Kuvend investitores strategiike Olta Xhacka. E sotmja është një gur prove nëse Gjykata Kushtetuese është garante e Kushtetutës, apo është garante e regjimit të korruptuar të Edi Ramës.” – shkruan Bardhi.