Vendosni fjalën kyçe....

Reformat ekonomike, francezët protesta kundër taksës së naftës


Mijëra protestues të veshur me jelekë e verdhë, bllokuan autostratat, rrethrrotullimet dhe shumë rrugë, gjatë protestës kundër vendimit të presidentit Macron.

Protesta u organizua përmes rrjeteve sociale dhe mori përkrahje edhe nga votuesit që u dëshpëruan me reformat ekonomike dhe qeverisjen e Macronit, shkruan rel.

Gjashtëmbëdhjetë persona pësuan lëndime të lehta dhe nga autoritetet u raportua se 50,000 persona ishin pjesë e protestës.

Gjatë protestave kundër taksës në çmimin e naftës në Francë një grua ka humbur jetën aksidentalisht që e vendosi presidenti Emmanuel Macron.

Teksa protestuesit kishin bllokuar rrugën në juglindje të Savoie, një drejtuese e automjetit, nga paniku pasi ishte e rrethuar me protestues, ka shkelur aksidentalisht një grua duke e lënë të vdekur, ka raportuar ministri i Brendshëm francez Christophe Castaner.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *