Vendosni fjalën kyçe....

Meta vijon akuzat ndaj inceneratorëve, i njëjti proces, në Tiranë paguhet dyfish


 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish për aferën e inceneratorëve.

Në një reagim në Facebook, Meta ka bërë një krahasim midis bashkive të Shkodrës dhe Tiranës ku shprehet se Bashkia e Shkodrës për të njëjtin proces paguan 1600 lekë të reja për ton, ndërsa Bashkia e Tiranës paguan 29 euro për ton,  dyfishin e Shkodrës.

Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të dalin të dy para drejtësisë!- mbyll postimin e tij Meta.

Statusi:

Kryeafera e inceneratorëve zhvesh lakuriq shtetin e kapur nga organizata kriminale e drejtuar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj!

Në inceneratorin e Tiranës dhe në landfillin e Shkodrës kryhet i njëjti proces për trajtimin e mbetjeve!

Bashkia e Shkodrës për të njëjtin proces, paguan 1600 lekë të reja për ton. Ndërkohë Bashkia e Tiranës paguan 29 euro për ton, pra dyfishin e Shkodrës, duke e shitur si proces incenerimi kur ndërkohë kryhet vetëm groposje, pa diferencim. Pra për çdo 29 euro shqiptarëve u vidhen 15 euro!