Vendosni fjalën kyçe....

Masakër në SHBA, vriten gjashtë persona, nëna adoleshente e foshnja 6-muajshe mes viktimave


Gjashtë persona, duke përfshirë një nënë 17-vjeçare dhe foshnjën e saj 6-muajshe, u vranë në orët e para të mëngjesit të së hënës në një shtëpi në Kaliforninë qendrore ndërsa autoritetet po kërkojnë për të paktën dy të dyshuar, thanë zyrtarët policorë.

Policia iu përgjigjën një thirrjeje që raportonte për të shtëna me armë rreth orës 3:30 të mëngjesit në një rezidencë në lindje të Visalia, tha Zyra e Sherifit e Qarkut Tulare.

Efektivët gjetën dy viktima të vdekura në rrugë dhe një person të tretë të qëlluar për vdekje në hyrje të rezidencës, tha Boudreaux.

Tre viktima të tjera u gjetën brenda shtëpisë, duke përfshirë një burrë që ishte ende gjallë, por më vonë vdiq në një spital, tha ai.

Sherifi tha se hetuesit po kërkojnë për të paktën dy të dyshuar. Ata besojnë vrasjet mund të kenë të bëjnë me një bandë kriminale, shkruan AP.

“Ne besojmë se ky nuk ishte një akt i rastësishëm dhune. Ne besojmë se kjo ishte një familje e synuar për t’u goditur.” – tha ai.

Dy nga viktimat, nëna e re dhe fëmija i saj, u qëlluan në kokë, tha sherifi.

Samuel Pina tha të hënën se mbesa e tij adoleshente, Alissa Parraz dhe foshnja e saj, Nycholas Nolan Parraz, ishin në mesin e të vrarëve.

Pina tha se Parraz dhe foshnja e saj jetonin me familjen e babait të saj në Goshen. Goshen është një komunitet gjysmë rural me rreth 3000 banorë, 56 kilometra në juglindje të Fresnos .