Vendosni fjalën kyçe....

“Kamera, Show, ERTV. Kaq u ofroi Rama dje banorëve pa shtëpi të Thumanës” – Salianji publikon videon


“Kamera, show, ERTV; vetëm kaq u ofron qytetarëve Edi Rama.” – tha demokrati Ervin Salianji, pasi vizitës së ditës së djeshme të kryeministrit Rama në Thumanën e goditur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ai shkruan se kreu u qeverisë bën propagandë me fatkeqësitë e qytetarëve të Thumanës që kanë mbetur a shtëpi pas tërmetit.

Salianji thekson gjithashtu se ndihmat për ta nuk ekzistojnë dhe se familjet vijojnë të mbeten rrugëve ndërkohë që për banesat e tyre nuk vihet asnjë tullë e asnjë tjegull.

“Kamera, shoë, ERTV; vetëm kaq u ofron qytetarëve Edi Rama. Dje bën propagandë me fatkeqësitë e qytetarëve të Thumanës, të cilët që pas tërmetit shkatërrimtar kanë mbetur pa shtëpi, ditën tjetër asgjë nuk ndryshon.

Asnjë tullë nuk vihet për muret e shtëpive të pabanueshme, asnjë tjegull për t’u siguruar një çati mbi kokë. Ndihmat nuk ekzistojnë dhe familjet vijojnë të enden rrugëve!

Shqiptarët kanë nevojë për zgjidhje reale jo për të luajtur role të denja për teatër në kurriz të fatkeqësive të familjeve shqiptare!” – shkruan Salianji.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *