Vendosni fjalën kyçe....

Sot priten reshje të dendura shiu në mbarë vendin, intensiteti do shtohet në mbrëmje


Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar për reshje të dendura shiu ditën e sotme në vend, ku sidomos në veri gjendja mund të jetë problematike.

Gjatë ditës reshjet do jenë me intensitet të ulët por në mbrëmje pritet të shtohen.

Reshjet e dendura mund të fryjnë lumenjtë e vegjël malorë si dhe mund të nxisin rrëshqitjen e dherave duke paralajmëruar bashkitë si dhe qytetarët që të bëjnë kujdes me qarkullimin.

Rreshjet pritet të sjellin prurje në lumenjtë Drin, Buna e në liqenin e Shkodrës. Në lartësi parashikohet që të ketë reshje bore.