Vendosni fjalën kyçe....

Inflacioni i Italisë në vitin 2022 arriti nivelin më të lartë të 37 viteve të fundit


 

Inflacioni mesatar i Italisë arriti në 8.1% në 2022, niveli më i lartë që nga viti 1985, treguan shifrat zyrtare të marten, shkruan AA.

Autoriteti statistikor i vendit tha se norma vjetore e inflacionit të Italisë ra në 11.6% në dhjetor, nga 11.8% në nëntor.

“Ngadalësimi i rritjes vjetore të indeksit të të gjithë zërave ka ardhur kryesisht nga çmimet e produkteve energjetike të parregulluara (nga +69,9% në +63,3%) dhe të ushqimeve të papërpunuara (nga +11,4% në +9,5%. ) dhe të shërbimeve që lidhen me transportin (nga +6,8% në +6,0%)”, tha Instituti Kombëtar Italian i Statistikave.

Përkundrazi, çmimet e produkteve të rregulluara energjetike (nga +57,9% në +70,2%), të ushqimeve të përpunuara përfshirë alkoolin (nga +14,3% në +14,9%), ato të shërbimeve që lidhen me rekreacionin duke përfshirë riparimin dhe kujdesin personal ( nga +5.5% në +6.2%) dhe të shërbimeve që lidhen me komunikimin (nga +0.2% në +0.7%) u përshpejtuan.”

Në dhjetor, norma e inflacionit pa përfshirë energjinë dhe ushqimet e papërpunuara – inflacioni bazë – ishte 5.8%, nga 5.6% një muaj më parë.