Vendosni fjalën kyçe....

Pamje të rënda – Bizoni sulmon e hedh disa metra në ajër të miturën 9-vjeçare (Video)


Një vajzë nëntë vjeçare i ka mbijetuar mrekullisht sulmit të një bizoni gjigant në Parkun Kombëtar të Yellowstone.

Kafsha e hodhi në ajër vajzën e vogël por fatmirësisht ajo i mbijetoi sulmit.

Vizitorët në Parkun Kombëtar të Yellowstone, SHBA, këshillohen që të qëndrojnë të paktën 23 metra nga të gjitha kafshët e mëdha që kullosin në parkun natyror.

Megjithatë, të hënën, një grup prej afërsisht 50 spektatorësh e shpërfillën paralajmërimin kur panë një bizon duke kullotur aty pranë.

Të ngazëllyer për të parë kafshën nga afër, ata iu afruan bizonit që rritet deri në 1,5 metra lartësi dhe një peshë rreth 900 kilogramësh.

Videoja e regjistruar në vendin e ngjarjes tregon se kafsha vrapoi pas njerëzve para se t’i sulej një vajze 9-vjeçare duke e hedhur në ajër disa metra. Pavarësisht nga sulmi i tmerrshëm, vajza nuk pësoi lëndime serioze.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *