Vendosni fjalën kyçe....

Të hënën nis sesioni i ri parlamentar, priten debate të forta për një sërë projektligjesh


Ditën e hënë ora 16:00 do të nisë sesioni i ri parlamentar i cili përfundon në fund të muajit korrik, ndërsa në fokus të tij do të jenë një serë projektligjesh të rëndësishme.

Me fillimin e sezonit të ri parlamentar, Kuvendi i Shqipërisë pritet të trajtojnë mjaft çështje, si emërimin e ri të Avokatit të popullit,  projektligjet për pastriminn e figurës, si edhe amnistinë fiskale, por kjo e fundit që është prioritet për qeverinë është kundërshtuar fort nga ndërkombëtarët.

Kuvendi i zhvillon punimet vjetore kalendarike në dy sesione. Sesioni i parë i punimeve të Kuvendit fillon të hënën e tretë të janarit, ndërsa sesioni i dytë të hënën e parë të shtatorit. Data e mbarimit të sesionit dhe ora e fillimit të sesionit të ri të punimeve të Kuvendit njoftohen nga Kryetari i Kuvendit. Fillimi i çdo sesioni të ri parlamentar bëhet me seancë plenare të Kuvendit, e cila do të zhvillohet ditën e hënë ora 16:00.