Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Tre figura të reja do të sjellin ndryshimin në zgjedhjet e 14 Majit


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook lidhur me zgjedhjet e 14 Majit.

“Qytetarët kërkojnë figura të reja?- drejtohet me pyetje Meta. Ja ku janë, për tre bashkitë më të rëndësishme të vendit, Belind Këlliçi për Tiranën, Igli Cara për Durrësin dhe Luçiano Boçi për Elbasanin,” të cilët janë tre figura që sipas tij do të sjellin  ndryshimin.

Statusi:

Qytetarët kërkojnë figura të reja? Ja ku janë, për tre bashkitë më të rëndësishme të vendit, Belind Këlliçi për Tiranën, Igli Cara për Durrësin dhe Luçiano Boçi për Elbasanin. Janë tre figura të reja, gati për të sjellë ndryshimin, qytetarë model me përkushtimin e jashtëzakonshëm për t’ju shërbyer qytetarëve.