Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se kanosi drejtuesin e Prokurorisë së Beratit, procedohet 56-vjeçari


Policia ka nisur hetimet ndaj një 56 vjeçari me akuzën se ka fyer dhe kanosur drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit Berat.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në ambientet e jashtme të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

Raportohet se Andon Qako ka fyer dhe kanosur Dritan Grishpin, drejtuesin e prokurorisë së Beratit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Fyerja e gjyqtarit” dhe “Kanosja e gjyqtarit”.