Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Krimi vëzhgon të gjitha institucionet, jo vetëm rrugët


 

Pas operacionit të zhvilluar në Shkodër ku u çmontuan 21 kamera që ishin vendosur në shtyllat elektrike, Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar me një status në Facebook.

Berisha  ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë Rama, duke e cilësuar një narkoshtet.

Gjithashtu thekson se jo vetëm Shkodra, por e gjithë Shqipëria është nën sundimin e krimit, duke listuar një sërë institucionesh që kontrollohen prej tij.

“Bandat kanë vendosur krahas policisë kamera speciale në shtyllat elektrike në rrugët dhe sheshet e qytetit të Shkodrës për kontrollin e qytetit. Si Shkodra, në sundimin e krimit është e mbarë Shqipëria. Bandat kontrollojnë jo vetëm territorin, por dhe vendimarrjen: në rruge, në zyra, në polici, gjykata, prokurori, qeveri, parlament dhe çdo gjë!

Ky është narkoshtet!” – shkruan Berisha