Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Copëzimi i mëtejshëm nuk e ndihmon PD-në


 

Në vazhdën e prononcimeve për medait në lidhje me përjshtimin e katër deputetëve nga ALIBEAJ, është përgjigjur gjithashtu edhe deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku.

Tabaku bëri me dije se nuk është thirrur nga askush  në mbledhjen e grupit apo për të mbledhur firma, duke shtuar se qëllimi i vetëm i saj është PD-në forcë fituese.

“ S’më ka thirrur njeri në mbledhje grupi apo se po mblidhen firma. Unë kam vetëm një qëllim; ta bëjmë PD alternative forcë fituese. Është e papranueshme sot që është opozita më pak e besueshme se qeveria. Për këtë do punoj çdo ditë. Do punoj çdo ditë që të kemi një qëllim kryesor.”, është shprehur ajo.

Ajo ka vazhduar duke komentuar ngjarjet e fundit, duke thënë se copëzimi nuk e ndihmon Partinë Demokratike.

Është e papranueshme sot që opozita është më pak e besueshme sesa qeveria. Unë do të punoj çdo që kjo të ndodhë sa më shpejt. Asnjëherë se kam menduar që PD të shkojë në këtë rrugë. Ka një kryetar grupi që mirë apo keq po e bën punën e tij. Copëzimi i mëtejshëm nuk e ndihmon PD-në”, tha ajo.