Vendosni fjalën kyçe....

I kapet pistoletë pa leje, pranga 41-vjeçarit në Tiranë


Një 41-vjeçar është prangosur nga policia e Tiranës pasi gjatë kontrollit fizik i është kapur një pistoletë pa leje.

I arrestuari është Muajo Lamaj, i cili u kap në rrugën ‘Teodor Keko’.

Pas ndalimit ai është shoqëruar në Komisariatin 6 të kryeqytetit.