Vendosni fjalën kyçe....

40 të vdekur dhe shumë të plagosur në një aksident autobusi në Senegal


Të paktën 40 njerëz u vranë të dielën dhe shumë të tjerë u plagosën rëndë në një aksident autobusi në Senegalin qendror, sipas presidentit të vendit.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga aksidenti tragjik rrugor i sotëm në Gniby, ku humbën jetën 40 persona dhe shumë u plagosën rëndë. I dërgoj ngushëllimet e mia të përzemërta familjeve të viktimave dhe i uroj të plagosurve shërim të shpejtë”, tha Presidenti Macky Sall në një postim në Twitter.

Incidenti përfshinte dy autobusë që u përplasën me njëri-tjetrin, sipas Radiodiffusion Télévision Sénégalaise (RTS), transmetuesi publik i vendit.