Vendosni fjalën kyçe....

Hodhi foshnjën e saj në lumin Kir, drejtori i Maternitetit Shkodër: 32-vjeçarja refuzoi të regjistronte atësinë


Drejtori i Materniteti të Shkodrës ka dhënë hollësi të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme ku një 32-vjeçare e hodhi foshnjën e saj disaditëshe në lumin Kir.

Sipas Senad Hallunajt, e reja kishte lindur fëmijën me 30 dhjetor dhe fillimisht ka kërkuar ta regjistrojë atë në Shtëpinë e Foshnjës po më pas ka ndërruar mendje.

Ai tha gjithashtu se ajo ka refuzuar të regjistrojë atësinë e fëmijës dhe se punonte në një ndërmarrje për prodhimin e këpucëve.

“32-vjeçarja ka ardhur për lindje me 30 dhjetor. Ka qenë lindja e parë. Janë kryer të gjitha proçedurat.

Zonja ka refuzuar regjistrimin e atësisë së fëmijës. Ka pasur lindje normale me 30. Zonja ka kërkuar dorëzimin në Shtëpinë e Foshnjës. Kemi njoftuar drejtorinë e Shtëpisë së Foshnjës për proçedurat. Zonja ka punuar në një ndërmarrje këpucësh. Me datë 4 kemi kryer proçedurat për tu transferuar në shtëpinë e foshnjës, ajo ka refuzuar më pas. Ka nënshkruar që merr përsipër marrjen e foshnjës. Ajo nuk ka shfaqur probleme të shëndetit mendor. 32-vjeçarja rezulton se është e vetme dhe banon në Golem.” – ka pohuar Hallunaj.