Vendosni fjalën kyçe....

Bayern Munich firmos me mbrojtësin holandez, i beson eksperiencës


Daley Blind i është bashkuar Bayern Munich-ut me një kontratë gjashtëmujore.

Mbrojtësi i njohur holandez që i shton cilësi dhe përvojë të nivelit të lartë kampionëve të Bundesligës.

Blind, i cili mbush 33 vjeç në mars, transferohet te Bayern pasi kontrata e tij me Ajax-in përfundoi me pëlqim të përbashkët në fund të dhjetorit.

Ai do t’i ofrojë trajnerit Julian Nagelsmann një opsion shtesë mbrojtje pas lëndimit që Lucas Hernandez pësoi. Ish-lojtari i Manchester United do të luajë me Matthijs de Ligt dhe francezin Dayot Upamecano në qendër të prapavijës së bavarezëve.

Ashtu si Hernandez, Blind gjithashtu mund të luajë në krahun e majtë, duke siguruar kështu se mund të ndërrojë edhe Alphonso Davies.