Vendosni fjalën kyçe....

44-vjeçari i shpallur në kërkim për ekzekutimin e Edmond Papës dyshohet se është larguar jashtë vendit


Lart në këmbë Albano Velo, poshtë ulur Andrew Bode

Personi që akuzohet si ekzekutori i Edmond Papës më 16 dhjetor 2022 në Tiranë mund të jetë larguar jashtë vendit pas krimit.

44-vjeçari Andreë Bode është shpallur në kërkim ndërsa sipas BW, zyrtarisht sistemi TIMS e nxjerr atë brenda vendit po ka dyshime se ai mund të ketë ikur në mënyrë të paligjshme.

Lidhur me krimin e rëndë të ndodhur muajin e shkuar është arrestuar deri tani 30-vjeçari Albano Velo, i cili dyshohet se është porositësi i vrasjes së Edmond Papës.

Velo ka pasur lidhje me Aleksandër Sadikajn, i ekzekutuar gjashtë muaj më parë në Tiranë pranë rrethrotullimit të TEG-ut.

Pas arrestimit të Albano Velos, babai i tij Dilaver Velo, efektiv policie në Komisariatin 4 është pezulluar nga organet e rendit.